• KRIJIMI I BORDEVE QYTETARE PËR NJË DEMOKRACI DELIBERATIVE
    • Përfshirja e Bordeve Qytetare dhe Profesionale në diskutimin dhe vendim-marrjen politike të cdo niveli qeverisës.
      • Krijimin e Protokolleve që u japin të drejta përfaqësimi direkte qytetarëve në nivelet vendim-marrëse, qëndrore dhe vendore, pavarësisht delegimit të së drejtës në nivele përfaqësuese politike.
    • Krijimi i Sistemit të Votimit Online për të gjitha cështjet legjislative, ekzekutive dhe administrative;
    • Krijimi i Qendrave të Konsultimit Publik në lidhje me efektet e vendim-marrjeve të cdo lloji (kulturimi juridik i publikut)
  • KRIJIMI I REGJISTRIT TË EMIGRANTËVE SHQIPTARË (DHE ME ORIGJINË SHQIPTARE) NË BOTË
    • Hartimi i një Strategjie të Përfshirjes së Emigrantëve shqiptarë në Jetën politike dhe ekonomike të vendit;
    • Futja e Curricula-s së Përfshirjes Qytetare në Demokraci në shkollat e mesme;

Për të arritur këto synime madhore, ADR do të propozojë një seri masash dhe ndryshimesh të aplikueshme që mundësojnë në process përmbushjen e plotë dhe pa luhatje të këtyre objektivave.

Këto masa do të jenë të shprehura në kapitujt e mëposhtëm të këtij programi – në formën e reformave apo në zgjerimin e reformave ekzistuese, në përputhje me ligjet në fuqi.

Ne besojmë se:

  • Detyra e qeverisë është të kthejë në rentabël cdo asset ekzistues përfshi këtu edhe faqet e maleve, kodrat dhe sipërfaqet e lëna djerrë.
  • Detyra e qeverisë është të gjenerojë mundësi zhvillimi për cdo hapësirë jetike të vendit – ku nuk mungojnë burimet natyrore.
  • Detyra e qeverisë është të sigurojë investimet përmes pjesmarrjes së saj indirekte në to.
  • Detyra e qeverisë është të identifikojë dhe fusë në zbatim forma të reja investimi, që gjallërojnë depozitat monetare të publikut në rrjetin e bankave të nivelit të dytë – aktualisht të barabarta me borxhin e jashtëm të vendit.
  • Rigjenerimi i një indi social – bashkëveprues e mbi bazë interesi komunitar – është një zgjidhje e domosdoshme për t’u aplikuar në shkallë vendi, mbi bazën e shfrytëzimit të mundësive për mbështetje dhe rritje ekonomike të individit.
  • Integrimi i procesit të zhvillimit shoqëror me atë ekonomik kurrë nuk ka qenë i një përparësie më të lartë sesa sot.
  • Rishikimi i krejt kornizës fiskale në mbështetje të kërkim – zhvillimit teknologjik, krijimit të vendeve të reja të punës dhe profesioneve të reja,