Shqipëria që ngrihet: Bashkimi shqiptar me paqe, përmes Evropës

Shqiptarët janë një komb, me një histori, një gjuhë dhe një shpirt të përbashkët.
Në një Europë që njeh vetëm komb-shtete, bashkimi ynë bëhet i mundur dhe i domosdoshëm përmes paqes, shtetndërtimit dhe integrimit europian.
Ne nuk hyjmë në Europë si kërkues, por si kontribuues.
Jemi evropianët më të vjetër, dhe duam të bëhemi evropianët më të mirë, duke sjellë në familjen europiane vlerat tona: besa, nderi, fjala, dinjiteti, përkushtimi.
Bashkimi shqiptar nuk është kërcënim, por mundësi.
Ai nuk vjen me forcë, por me dije, vizion dhe paqe.
Ashtu si kombet e tjera janë bashkuar në Europë, edhe shqiptarët kanë të drejtën legjitime të bashkohen – jo kundër askujt, por për të qenë vetvetja.
Rruga jonë është rruga e shtetit të së drejtës, ekonomisë së zhvilluar dhe institucioneve demokratike.
Vetëm kështu mund të jemi të barabartë me të tjerët, dhe të zëmë vendin që na takon në tryezën e kombeve europiane.
Ne në ADR besojmë se:

Shqiptarët janë një komb – një vizion – një e ardhme.
Bashkimi vjen me paqe dhe ndërtim institucional.
Shqipëria nuk është vetëm tokë, por ndjesi, ide dhe zotim.
Kjo është Shqipëria që ende s’ka ndodhur, por duhet të ndodhë.
Aleanca Demokracia e Re (ADR)
Besa 🤝 Besë për Shqipërinë

Leave a comment