- GARANTIMI I SIGURISË JURIDIKE PËR VEPRIMTARINË EKONOMIKE DHE SHOQËRORE TË SUBJEKTEVE:
- REGJISTRIMI I PLOTË I PRONËS NË QYTET DHE NË FSHAT;
- INVENTARIZIMI I PLOTË I PRONAVE DHE PASURIVE KOMBËTARE;
- REFORMA MONETARE;
- REFORMA E SIGURIMEVE;
- REFORMIMI I SISTEMIT TE NDIHMES SOCIALE;
Shqipëria ka mbetur vendi i fundit në Ballkan në lidhje me aftësinë tërheqëse të investimeve të huaja direkte. Hiq një numër investimesh madhore – të cilat kalojnë nëpër Shqipëri – si TAP, apo disa investime të rëndësishme në hidro-energji, në tërësi vendi nuk ka njohur investitorë strategjikë.
SIpas CIA-s amerikane, Shqipëria prodhon në një vit mallra dhe shërbime që nëse do të blihen të gjitha arrijnë në mbi 35 miliard dollar (GDP Poëer Purchase Parity). Shteti shqiptar – e deklaron GDP-në (sipas kursit zyrtar të këmbimit) në nivelin e 15 miliard USD.
Këtu dalin dy pyetje: Cfarë janë realisht këto 20 miliard dollar mallra dhe shërbime që nuk realizohen cdo vit në treg dhe që bëhen të pa-matshëm?
Gjermania sipas CIA-s amerikane ka një GDP prej 4.02 trilion dollar. Sipas qeverisë kjo GDP është 3.8 trilion. DIferenca mes dy të dhënave është e vogël – më pak se 10%. Dhe reflekton në këtë rast evasion fiskal dhe një segment të ekonomisë informale.
Në Shqipëri kjo diferencë është mbi 70%.
Taksa kumulative në Shqipëri arrin mesatarisht 35-36% të vlerës së cdo veprimtarie. Ne po e mesatarizojmë me një të tretën (1/3). Kjo dmth se meqë shteti e llogarit GDP-në (tërësinë e taksueshme të mallrave dhe shërbimeve rreth 15 miliard, ai ka në vit një buxhet rreth 5 miliard dollar. Deri këtu numrat përputhen.
Por kush e takson atë 20 miliard dollar pasuri – produkte dhe shërbime – që mbesin të pataksueshme nga shteti? Sigurisht – shtetarët.
Kostoja mesatare e taksës informale që paguan biznesi për këtë veprimtari të pataksuar zyrtarisht është mes 10-20%. Dmth shtetarët shqiptarë, administrate, politika, gjykatat etj vjedhin nga buxheti I shtetit në vit 2-4 miliard dollar.
Nëse kjo veprimtari do të tatohej normalisht, buxheti I shtetit do të arrinte gati 12 miliard dollar, jo 5.2 miliard sa c’është aktualisht.
Problemi nuk mbetet vetëm ekonomik në këtë rast. Problemi është kriminalizimi masiv I mjedisit për shkak të këtij veprimi. Kompanitë punojnë me dy bilance për të paguar 1/3 për 30-35% të veprimtarisë që deklarojnë dhe për të fshehur 65-70% të të ardhurave, duke paguar nën dorë 10-20%. E njëjta ndodh me fuqinë punëtore që ata punësojnë – të cilën preferojnë ta paguajnë në të zezë. Dhe në fund – ne nuk kemi para’ për pensionistët, për shërbimet parësore që duhet t’u japim qytetarëve, fryma e grabitjes me cdo kusht bëhet modus vivendi I sjelljes së cdo punonjësi buxhetor – sepse krejt piramida e veprimit është korruptuar, kriminalizuar, ndotur. Një buxhet i plote vjetor i humb shtetit cdo vit për hatër të emrave që e drejtojnë dhe e menaxhojnë ate.
Ky problem në fakt prodhon edhe një problem tjetër: ne kemi një të ardhur e cila ose del nga Shqipëria dhe qarkullohet jashtë, ose mbetet nën dyshek dhe nuk I shërben askujt.
Kjo sasi parash i bën presion sistemit nga mëngjesi në mbrëmje dhe e deformon atë, e korrupton atë, e poshtëron atë që punon ndershmërisht dhe turpëron cdo qytetar të denjë – punëtor shteti ose jo – me fodullëkun e fitimit të paligjshëm që blen gjithcka.
Leximi i kësaj paraje si Evazion Fiskal do të ishte një eufemizëm legjitimues.
Për këtë arsye një tjetër reformë e rëndësishme është e nevojshme të zbatohet në harmoni dhe koherencë me masat e tjera: REFORMA MONETARE.
Prej 1 janarit të vitit 1965 ne jemi në process të një reforme monetare që ende përpëlitet me një vetëdije publike që flet për Lek të vjetër e të rinj.
I lindur në vitin 1926 dhe I shënjuar me emrin e ALeksandrit të Madh, LEKU u reformua në vitin 1946 sipas një arsyetimi “për të mënjanuar kaosin e madh që trashëgoi vendi në lëmin e monedhës, për të zhdukur pasojat e inflacionit, për të zhveshur borgjezinë nga akumulimet monetare, për të bërë të pavlefshme bankënotat që gjendeshin në duart e elementëve armiq, për të vendosur monedhën e re që u përgjigjej ndryshimeve politike që ishin bërë si pasojë e fitores së revolucionit popullor në Shqipëri”. Nga zbatimi i Reformës MOnetare të vitit 1946 mbetën jashtë qarkullimit 9,5 milionë fr. ndërsa nga bankënotat e paraqitura për këmbim 11,1 milionë fr, u vendosën në llogarinë «Depozitë për vepra rindërtimi», që u përdorën nga pushteti popullor për rimëkëmbjen e ekonomisë.
Nëse ne hedhim në qarkullim një Monedhë të re – të kuotuar mbi GDP-në që deklaron shteti cfarë do të ndodhte? Monedha e paligjshme do të tentonte të konvertohej në tregun e lirë në monedhë të fortë. KJo do të forconte pozitat e monedhës së re kombëtare; rritja e kërkesës për EURO apo USD do të rriste vlerën e monedhës sonë.
Koha për të Euro-izuar monedhën shqiptare ka ardhur prej vitesh, por ndoshta ne nuk jemi ende gati për këtë hap. U takon institucioneve kushtetuese që të vlerësojnë bëshmërinë e këtij operacioni – në aspektin ligjor dhe financiar, por ADR ka të gjithë vullnetin politik për të realizuar këtë reformë jetike dhe për t’I dhënë fund presionit të paligjshëm të parasë së fituar në njëmijë mënyra të padenja – që shkatërron përditë shanset e shqiptarëve për të pasur një shtet funksional dhe një ekonomi tregu të ligjshme.
Kjo para’ nuk mund të sfidojë më gjatë shtetin, integritetin e sistemit, dinjitetin tonë dhe barazinë para ligjit në tregjet tona. Michael Steiner bëri brenda 1 jave në Kosovë një operacion financiar që nxori nga qarkullimi Deutsche Mark dhe prezantoi Euro-n në system. Përvoja e Zvicrës në krijimin e një sistemi legjitim të qarkullimit financiar dhe përvoja e shumë shteteve të rajonit – që nuk lejojnë asnjë transaksion të kryhet në monedhë të huaj – është në këtë rast e mjaftueshme për të ndërtuar një zgjidhje funksionale.
Le të jemi të qartë në këtë pikë: ADR nuk po kërkon formalizimin e parave të pista të bandave kriminale. Këto banda e realizojnë produktin e tyre jashtë vendit dhe e marrin pagesën në vendet ku kanë tregjet. Shqipëria nuk është treg për ta. Ata I marrin pagesat në euro.
Në rast se flasim për monedhën informale shqiptare – ne po flasim për tre burime kryesore: të ardhura të pataksuara nga veprimtaria ekonomike e firmave, fitime fermerësh që e gjetën veten të përfshirë në ekonominë e drogës dhe zyrtarë që u toleruan të përfitojnë nga korrupsioni galopant. Shoqëritë do t’i investojnë këto para’ në assete të reja. Fermerët do t’I sjellin në bankë. Nga këto tre kategori, sikletin më të madh do ta kenë zyrtarët. Nëse do të synojnë tregun valuator – fitimi do të mbetet I shoqërisë shqiptare falë forcimit të monedhës së tyre – cka sjell ulje faktike të inflacionit dhe rritje të fuqisë blerëse të monedhës.
Por nga ana tjetër, kjo reform do të shoqërohet me një forcim të ripërtërirë të kontrollit mbi territorin për t’I dhënë fund përkufizimit të vendit si vend I origjinës së drogave. Jepini fund moratoriumit mbi prerjen e lëndës drusore, le të manaxhojmë profesionalisht burimet pyjore dhe do të shihni se në hartën shqiptare prej cdo sateliti do t’ju dalin parcelat e mbjella me drogë.
Le të forcojmë demokracinë dhe besimin e njerëzve tek shteti I së drejtës dhe do të shihni se shqiptarët ashtu si cdo europian tjetër, do të njoftojë policinë për cdo gjë të dyshimtë që bie ndesh me ligjin.
Sistemin e ndërton vullneti politik dhe e mbrojnë qytetarët. Ata duhet të kenë një zë në kapitull në mënyrën sesi qeveriset vendi. Dhe për këtë arsye padyshim kollona kryesore e këtij program është përfshirja e qytetarëve në qeverisje.
- GARANTIMI I SIGURISË JURIDIKE PËR VEPRIMTARINË EKONOMIKE DHE SHOQËRORE TË SUBJEKTEVE:
Siguria Juridike së pari shprehet me njohjen, respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut, ku në ballë të të drejtave ekonomike dhe në themel të dinjitetit qytetar qëndron e Drejta e Pronës.
Me dashje, për interesa meskine personale dhe interesa të tjera, politika në këto 30 vite ka prodhuar me pronën po atë kaos që ka prodhuar me institucionet.
Procesi për regjistrimin e plotë të pronës në qytet dhe në fshat është detyrim imediat.
Ky process INVENTARIZIMI KOMBETAR i pronës, duhet të shoqërohet me rivlerësimin e saj në përputhje me parametrat e REFORMËS së thellë Institucionale, Ekonomike dhe Monetare – duke shprehur besnikërisht dhe në mënyrë precize një nivel të ri të vlerës së ekonomisë sonë kombëtare.
Prej këtij casti një system i drejtë taksimi – i ulët, jofavorizues dhe funksional – do t’i bëjë këto prona të hyjnë në ekonomi me një logjikë që shpreh dhe mbron stabilitetin e Fuqisë Blerëse të Monedhës dhe të të Ardhurave. Eshtë ky ekuilibër që garanton mbrojtjen e qytetarit, fuqizimin e ekonomisë, rritjen tonë si shtet e si komb.
- ADR kërkon që fshati shqiptar ta ketë pronën bujqësore një asset – i cili konvertohet në zhvillim dhe në të drejta e përgjegjësi ekonomike që lartësojnë virtytin e punës dhe dëshirën për përparim të fermerit. E drejta e tokës në përdorim është një tipar mesjetar i sistemit të bujkrobërisë.
- ADR propozon aplikimin e përgjithshëm të një Taksë të Sheshtë prej 10%, të aplikueshme mbi të gjitha veprimtaritë ekonomike. E njëjta taksë duhet të aplikohet pa dallim mbi të gjithë operatorët – duke i dhënë mundësinë fshatit që ta paguajë atë në natyrë ose në vlerë, në përputhje me bursën e produkteve bujqësore.
- Nga ana tjetër është detyra jonë të mbrojmë prodhimin vendas në mënyrë stinore me procedura doganore që mund të reflektojnë në nivel bilateral parimet e reciprocitetit.
- Taksa mbi pronën duhet të jetë jo më shumë se 0.5% të vlerës së saj të ri-inventarizuar – cka i përgjigjet vlerës së pronës për 8 breza. Kjo taksë aplikohet mbi cdo pronë në pronësi të individëve apo subjekteve juridike, pavarësisht vend-ndodhjes apo sferës së veprimtarisë së tyre.
- Të gjithë ndërtimet e reja në të gjithë vendin duhet të regjistrohen urgjentisht në mënyrë që të përfshihen në skemën e taksimit të pasurisë së paluajtshme. Për shtëpitë e dyta apo të treta, taksa e aplikueshme mbi pronën duhet të jetë më e lartë, por jo më shumë se 1% e vlerës së pronës.
- Eshtë detyrë e shtetit të inventarizojë dhe vlerësojë rishtaz të gjitha veprat publike ekzistuese – ura, diga, shkolla, spitale, ujësjellës, hidrovore, sisteme të punëve publike – në punë ose jo, në mënyrë që cdo process përndjekës ri-aktivizimi i tyre përmes rrugëve novatore të investimit, të ketë një bazë faktike të vlerës.
- REFORMA E FONDIT TË PENSIONEVE DHE TË SHËNDETIT;
Aktualisht ne jemi të vetëdijshëm se sistemi actual I fondit të pensioneve është në prag të kolapsit. Sistemi ynë “Pay as you go” (ata që punojnë sot, paguajnë për ata që kanë punuar dje) është disfunksional dhe do të bëhet përditë e më shumë barrë për të rinjtë që zvogëlohen në numër në këtë vend. Treguesit demografikë tregojnë se mosha mesatare e shqiptarëve është rritur në 37 vjec – dhe ishte vetëm 28 vjec në vitin 1991, ndërsa lindjet kanë njohur rënie të qëndrueshme. KJo rrit barrën që duhet të paguajnë ata që punojnë sot, ndërsa ata që kanë punuar dje kanë një moshë mesatare jete që është ngjitur nga 65 në 74 vjec. Sot kemi bukur më shumë se 500 mijë pensionistë, ndërsa në total krahu i punës numëron 1.1 miljon banorë, prej të cilëve mëse 40% në fshat (me sigurime shoqërore vullnetare si të vetëpunësuar).
Kjo dmth se ose do të bëjmë një reform thelbësore në këtë sector – ose praktikisht pas nja 10-12 vitesh, do të na duhet të ngremë duart lart dhe të themi se shteti nuk jua paguan dot bukën e gojës të moshuarve. Sot – që jua paguajmë – në fakt realisht ju paguajmë më pak se bukën e gojës. Pensionet e pleqërisë janë të turpshme.
Në vitin më të keq shqiptarët kanë sjellë si remitanca 5% të GDP-së. Shumica e këtyre parave kanë ardhur për të mbështetur prindërit e moshuar dhe familjarët në nevojë.
Fondi I Sigurimeve Shoqërore arrin në rreth 550 miljon dollar.
- ADR propozon që FONDI I SIGURIMEVE SHOQËRORE dhe FONDI I SIGURIMEVE SHËNDETËSORE të bashkohen në NJË FOND të vetëm SOCIAL. Në këtë fond të mblidhen edhe taksa për arsimin, taksa për mjedisin, etj. KJo e bën këtë fond të arrijë vlerën mesatare prej 2 miljard EUR, vlerë që mblidhet dhe disbursohet cdo vit.
- Ky FOND – I ngjashëm me FONDIN SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT – të marrë nga shteti 10% e aksioneve të të gjitha shoqërive publike. Këto assete të konvertohen në vlerë dhe të tregëtohen përmes një burse ndërmarrjesh brenda dhe jashtë vendit, ndoshta përmes modelit sukuk (bursa e ndërtuar mbi asete). Kjo qasje I lejon shqiptarët jashtë atdheut që të ndihmojnë familjarët e tyre përmes investimesh, jo thjesht përmes kostosh direkte të pakthyeshme.
- Ky Fond mund të financojë kundrejt interesit vepra industriale dhe sipërmarrje ekonomike në vend në pozitën e një BANKE TË ZHVILLIMIT – duke u rritur në të ardhura me 6-8% në vit, sipas angazhimit në këto investime. Edhe për donatorët ndërkombëtarë është më e lehtë që të blejnë me kredi të buta borxhet e FONDIT në sipërmarrje reale – duke mbështetur nevojat për likuiditete të FONDIT përballë planit të disbursimit.
Eshtë e drejtë dhe një praktikë botërore tashmë që menaxherët marrin 10% të fitimit që I gjenerojnë një korporate. Këta të moshuar kanë qenë menaxherët e një ekonomie kombëtare dhe nuk kanë përfituar realisht asgjë prej saj. Kjo praktikë bëhet më tej e trashëgueshme dhe forcon thelbësisht lidhjet e qytetarëve me vendin e tyre dhe me performancën e tij – duke rritur kërkesat për eficiencë dhe përgjegjshmëri.
- Po ashtu në cdo koncension të dhënë, qeveria mund t’I transferojë FONDIT të ri SOCIAL 10% të aksioneve të saj – si GOLDEN SHARE. Kjo rrit transparencën dhe mirëkuptimin publik ndaj investimeve të realizuara me PPP.
- Ky process mund të realizohet me mbështetjen teknike dhe konsulencën e IFC (Korporatës FInanciare Ndërkombëtare – pjesë e Bankës Botërore), Bankës Islamike për Zhvillim, Kuëait Finance House – fondi sovran I Kuvajtit I cili transferon në fonde sukuk në vendet e BE-së cdo vit mbi 800 milion dollar, etj.
- REFORMIMI I SISTEMIT TE NDIHMES SOCIALE;
Në prag të depresionit të madh, shumë vende adoptuan një system shtetëror për zbutjen e krizës ekonomike duke angazhuar fonde shtetërore për ndërtim infrastrukturash dhe duke punësuar masivisht krah pune, i cili në kushte të tjera nuk gjente dot punë dhe të ardhura.
Në Shqipëri përfitojnë ndihmë ekonomike 61.600 familje. Ato marrin mesatarisht për shtëpi 51 mijë lek të vjetra. A hahet bukë me aq para?!
Po në qoftë se shteti krijon shoqëritë e Ndihmës Sociale – dhe punëson të gjithë ata që janë të aftë për punë mes tyre, dhe i paguan denjësisht?!
Qeveria mund të zbatojë përmes këtyre shoqërive shtetërore të Ndihmës Sociale projekte si – rehabilitimi I kanaleve kulluese – një projekt I financuar I cili deri tani është realizuar më pak se 26%, po edhe projekte të tjera si:
- rehabilitimi e digave
- Rrugë rurale apo projekte të tjera të rëndësishme të punëve publike,
- Të gjitha punët në ndërmarrjet e bashkive
- Cdo punë tjetër që shteti vendos të mos ta tenderojë për pjesën e krahut të punës – por vecse pjesshëm për segmentin e inxhinieringut, makinerive dhe të paisjeve; Në themel kjo është qasja e shoqërive të huaja kur nënkontraktojnë një shoqëri shqiptare për një tender në punë publike.
- Përndryshe shteti gjithashtu mund t’u vejë kusht firmave që fitojnë tendera publikë të punësojnë drejtpërdrejt një numër emrash nga listat e ndihmës sociale.
Ky grup shoqëror, i cili numëron mes 250-260 mijë vetave në të gjithë Shqipërinë do të dilte nga bataku i varfërisë nëse angazhohet në punë të tilla, i paguar me standartet mesatare të tregut privat.
Kushtëzimi i ndihmës sociale për të gjithë ata që janë të shëndetshëm me një angazhim real në punë publike mund të ishte një zgjidhje më e mire se ndihma e pamjaftueshme duke qëndruar në shtëpi, që I drejton përfituesit e ndihmës drejt zgjidhjeve afatgjata, drejt ndërtimit të përvojës së punës, fitimit të zanateve të reja dhe njëherësh drejt një pozite sociale që ata e ëndërrojnë. Në rast se përfituesi i ndihmës refuzon të punësohet në këto punë, dmth se ai nuk ka nevojë për ato të ardhura dhe ka një punë tjetër në të zezë.
Pjesë e kësaj ndërhyrjeje është edhe rikthimi në shkollë i fëmijëve dhe ndalimi me ligj – edhe penal po u desh – i punës së fëmijëve. Kjo vlen vecmas për sektorin bujqësor, ku fëmijët bien në kontakt me helme dhe plehra kimikë.